Mundësia e fundit

Libri i tretë i serisë bestseller “Miliarderët e Drimlendit”

KALLAHANI

Unë jam një nga vëllezërit Kejn, për të cilin të gjithë flasin pas dyerve të mbyllura. Fëmija i pasjellshëm. Atleti i dështuar. I alkoolizuari. Askush nuk më njeh mirë, përveç saj. Lana Kastiljo – shoqja më e mirë e fëmijërisë dhe e vetmja grua që kam dashur ndonjëherë. Kur ia theva zemrën gjashtë vjet më parë, premtova të mos kthehesha kurrë më në liqenin Uisteria. E mbajta fjalën derisa testamenti i gjyshit tim ndryshoi gjithçka. Për të marrë trashëgiminë, më ngarkuan të kaloja një verë në shtëpinë e familjes buzë liqenit përpara se ta shisja atë. Kërkesa ishte e thjeshtë në teori, derisa i gjithë plani im dështoi që ditën e parë. Doli që Lana jo vetëm jeton në atë shtëpi, por mëton edhe ta zotërojë atë.

ALANA

Dashuria me Kallahan Kejnin ishte një gabim. Ai ma tha këtë më parë, duke shkatërruar zemrën time dhe miqësinë tonë gjashtë vera më parë. Kur premtoi të mos kthehej kurrë, unë i besova si një budallaqe. Por pastaj Kali u shfaq përsëri, duke synuar të shiste shtëpinë e gjyshit të tij buzë liqenit. Po çfarë nuk shkonte në planin e tij? Emri im gjendet në aktin e pronësisë.

1600 L

Lana shfaqet nga korridori, ku është duke filmuar fshehtazi bisedën tonë, ndërsa mban në krah Esmen. Lotët i rrjedhin në fytyrë, duke ia fshirë grimin. I mbledh të tria në një përqafim. Mendoja se nuk mund të isha kurrsesi më i lumtur se sa kur kisha Kamin dhe Lanën, por gaboja. Nuk mund të jem kurrsesi më i lumtur se sa në këtë çast, me familjen të cilën e kam ëndërruar gjithmonë dhe të ardhmen që kam dëshiruar gjithmonë.

Autori

Lauren Asher

Faqe

574

ISBN

9789928859099

Përktheu

Eni Lasku

Kategoria

Dashuri, Letërsi amerikane, Romancë

sq
Scroll to Top