Mbyllëm me sukses një event madhështor, kushtuar letërsisë për fëmijë. Në Panairin e Librit për Fëmijë, në Bolonja, patëm mundësinë të takonim bashkëpunëtorë nga e gjithë bota, dashamirës të librit, botues, autorë, përkthyes, redaktorë , ilustrues dhe lexues, që me dashurinë e tyre ndaj librit na i bënë këto ditë të paharrueshme. Së shpejti do të botojmë tituj të rinj, që shtëpitë botuese italiane dhe nga e mbarë bota ndanë me ne gjatë 31 marsit deri në 3 prill. Gjatë këtyre ditëve iu kushtuam vetëm librit për fëmijë, duke filluar që nga botimet për grupmoshën më të vogël 0-3 vjeç, shoqëruar me ilustrime të mahnitshme, për të vazhduar me librat për fëmijët e arsimit parashkollor dhe më pas me histori në seri.