Libri është një reflektim i thellë mbi të keqen e të jetuarit përmes syve dhe përvojave të një djali të vogël, viktimë e bullizmit dhe konflikteve familjare.
Autori flet për aspektet e errëta të adoleshencës, një moshë kalimtare e vrullshme, por edhe e vështirë, e mbushur me vetmi e dëshirë për të pëlqyer dhe për të qenë i pëlqyer.
– Duhet të rrethohesh vetëm nga njerëz të mirë.
– Nuk mundem. Do të mbetesha vetëm.
– Të mbetesh vetëm nuk është keq. Të rrethohesh nga njerëzit e gabuar, është shumë keq.
