Në këtë vëllim krejtësisht të riparë e të zgjeruar, Andrew Morton, paraqet materiale të reja, që e kanë burimin te regjistrimet e jashtëzakonshme, dhe që kanë çuar në rivlerësimin e trashëgimisë dhe rëndësisë së saj për Familjen Mbretërore. Ndonëse nuk është më mes nesh, nuk ka dyshim se Princesha nuk është harruar. Diana: Historia e saj e vërtetë – rrëfim në vetën e parë, është biografia më e arrirë që mund të ndeshim ndonjëherë.
Diana. Historia e saj e vërtetë – rrëfim në vetën e parë
Një libër mahnitës, plot me depërtime të reja… Thellësisht personal, i sinqertë dhe nganjëherë tronditës. – The Sunday Times
“Një portret i besueshëm, intrigues, por edhe shqetësues i “ikonës së fundit të shekullit të njëzetë.” – Lynn Barber, Daily Telegraph
Botimi i parë, në qershor 1992, i librit Diana: Historia e saj e vërtetë, ndryshoi një herë e përgjithmonë mënyrën e perceptimit të publikut për Dianën, Princeshën e Uellsit dhe Monarkinë Britanike. E pritur fillimisht me mosbesim dhe përçmim, kjo biografi bestselling, është kthyer tashmë në një letërsi klasike unike, jo thjesht për shkak të përmbajtjes të bujshme, por edhe për arsye të përfshirjes personale të Dianës në procesin e publikimit.
Tani, njëzet e pesë vjet më vonë, përparimet në teknologji kanë nxjerrë në dritë pjesë që më parë vlerësoheshin të padeshifrueshme, nga intervistat e regjistruara në fshehtësi me Princeshën, duke ofruar informacione të reja drithëruese për mendjen e Dianës, dhe një kronikë vërtet mahnitëse të jetës së saj brenda Familjes Uindsor.
1400 L
Autori | Andrew Morton |
---|---|
Faqe | 446 |
ISBN | 978-9928-4642-8-6 |
Kategoria | Biografi |
Përktheu | Ilir PUSTINA |
Viti i botimit | 2020 |
Titulli | Diana. Historia e saj e vërtetë – rrëfim në vetën e parë |