Gratë për të cilat mendoj gjatë natës

Në librin Gratë për të cilat mendoj gjatë natës, Mia Kankimaki ndërthur shkrimet e udhëtimit, me kujtimet dhe biografinë. Ajo na rrëfen udhëtimet e saj magjepsëse në Japoni, Kenia dhe Itali, teksa përpiqet të gjejë pika takimi me rrugëtimin e dhjetë femrave frymëzuese të së shkuarës. Jetët e këtyre femrave nuk kanë ndjekur trajektoren tradicionale. Ato kanë thyer tabutë e barrierat dhe kanë arritur gjëra që kurrsesi nuk priteshin prej tyre. Një pjesë e mirë e tyre janë artiste dhe shkrimtare, femra me natyrë të tërhequr, që nuk kanë pasur familje apo fëmijë dhe marrëdhëniet e tyre me meshkujt kanë qenë të pazakonta. Ato kanë udhëtuar apo janë shpërngulur në vende e kultura të tjera dhe kanë mundur të revolucionarizojnë jetën e tyre edhe në moshë të kaluar.

Gratë për të cilat mendoj gjatë natës është pjesërisht një shkrim kushtuar udhëtimeve dhe pjesërisht një eksplorim emocionues i aventurave të grave të së shkuarës, të cilat sfiduan pritshmëritë me qëllimin për të parë – dhe për të ndryshuar – botën.

 

1400 L

Çfarë mund të bëjë një grua dyzetecavjeçare pa fëmijë? E mërzitur me jetën e saj, e bllokuar, autorja e këtij libri, Mia Kankimaki, braktis punën, shet apartamentin dhe vendos të udhëtojë nëpër botë, duke ndjekur shtigjet e femrave eksploruese dhe artiste, të cilat e kanë frymëzuar prej kohësh. Ajo fluturon për në Tanzani e më pas për në Kenia, për të parë me sytë e saj ku ka jetuar më 1920, e famshmja Karen Bliksen, autorja e librit të mirënjohur “Jashtë Afrikës”. Në Japoni, Mia përpiqet të kapërcejë gjendjen e trishtuar teksa kryen kërkime për artisten bashkëkohore me famë botërore, Jajoi Kusama. Në Itali, Mia i shpenzon ditët në kërkim të punëve artistike të grave të harruara të periudhës së Rilindjes, dhe më në fund arrin të gjejë heroinat e saj në portretet e Sofonisba Anguisolës, Lavinia Fontanës dhe Artemisia Xhentileskit. Nëse këto gra qenë në gjendje të ishin të suksesshme qindra vite më parë, përse të mos jetë edhe Mia?

Mia Kankimaki është autorja e dy librave bestseller të cilët ndërthurin udhëtimet, kujtimet, biografitë dhe historitë e grave. Pasi përfitoi diplomën për master në fushën e letërsisë krahasuese në Universitetin e Helsinkit dhe punoi me pasion në fushën e botimeve, në vitin 2010 ajo e la punën dhe udhëtoi në Japoni për të shkruar librin e saj të parë. Libri i dytë, “Gratë që mendoj gjatë natës”, u frymëzua nga udhëtimet e saj, në gjurmët e personazheve femërore frymëzuese, në Tanzani, Kenia, Itali dhe Japoni. Aktualisht jeton në Helsinki, Finlandë, sa herë që nuk është duke udhëtuar për projektin e saj të ardhshëm.

 

Autori

Mia Kankimaki

Titulli

Gratë për të cilat mendoj gjatë natës

Përktheu

Ilir PUSTINA

ISBN

978-9928-361-08-0

Faqe

496

Viti i botimit

2022

Kategoria

Aventurë, Biografi, Kujtime, Roman

sq