Në nderim të Dianës: historia e saj e vërtetë
“Andrew Morton dhe skuadra e tij e mrekullueshme. Ndodh rrallë që një biografi të luajë rol kaq të rëndësishëm në jetën e personit që trajton” – Daily Mail
“Andrew Morton është një nga autorët më të spikatur të brezit të tij” – Daily Express
“Thellësisht personal, i çiltër dhe herë-herë tronditës” – The Sunday Times
ANDREW MORTON është një nga biografët më të njohur në botë dhe autoriteti kryesor që ka shkruar për pjesëtarët e Familjes Mbretërore. Biografia e tij e bujshme e vitit 1992 “Diana: historia e saj e vërtetë”, e cila u shkrua në bashkëpunim të ngushtë me Princeshën e Uellsit, nxori në dritë për herë të parë të fshehtat dhe konfliktet e jetës së saj. Biografia e Ledi Dianës qëndroi për pesëdhjetë e tetë javë në listat e librave më të shitur, u përkthye në tridhjetë e pesë gjuhë dhe frymëzoi filma dhe dokumentarë të ndryshëm për Familjen Mbretërore. Që nga ajo kohë, Mortoni ka zënë vendin e parë në “Sunday Times” dhe “New York Times” me biografitë kushtuar Monica Lewinsky-t, Madonna-s, David dhe Victoria Beckham-it, Tom Cruise-it dhe Angelina Jolie-së. Vepra e tij më e fundit është “Wallis e dashuruar: pasioni i parrëfyer i Dukeshës së Uindsorit”, biografia e re kushtuar Wallis Simpson-it. Andrew Morton, tashmë fitues i shumë çmimeve, e ndan jetën e tij midis Londrës dhe Los Anxhelosit.