Miqësi e ndaluar

Nga autorja e romanit “Vera e fluturave”, tashmë vjen historia e paharrueshme e një miqësie të re, e një tragjedie të tmerrshme dhe e një gënjeshtre të varrosur për vite të tëra.

Lizi dhe Bija takohen gjatë pushimeve verore dhe mes tyre lind një shoqëri e sinqertë.

Duke iu bërë bisht prindërve e duke eksploruar përreth, ditët e nxehta të verës po shkonin për bukuri.

Por, ndërsa vajzat afrohen nga dita në ditë me njëra-tjetrën, pyetje të çuditshme fillojnë të lindin…

A është vërtet Lizi fëmijë i vetëm? Pse është zhdukur babai i Bisë? Dhe pse, teksa pushimeve u vjen fundi, vajzave u ndalohet të takohen sërish?

A mund t’i mbajë të gjitha këto përgjigje, një sekret i errët i së shkuarës?

A mund ta ndajë një natë fatale Lizin dhe Binë… përgjithmonë?

800 L

Anne-Marie Conway është mësuese e shkollës fillore, e specializuar në degën e dramës. Ajo drejton edhe kompaninë e saj të teatrit për fëmijëve, Full Circle. Jeton në Londër me bashkëshortin, dy djemtë e mitur dhe dy mace të çuditshme të quajtura Biti dhe Buja. Libri i parë i Conway-t “Phoebe Finds Her Voice” u përfshi në listën e titujve për inaugurimin e Times/Chicken House Children’s Fiction Competition dhe u përzgjodh një nga librat që duheshin lexuar gjatë verës së vitit 2011.

Autori

Anne-Marie Conway

Titulli

Miqësi e ndaluar

Përktheu

Tea Metani

Faqe

302

ISBN

978-9928-4572-9-5

Kategoria

Aventurë, Letërsi për fëmijë, Roman

sq