Për një tango

Shkrimtarja e re greke Voula Stampelou vjen në shqip me librin e saj të parë “Për një tango”. Plot emocion, sensualitet, pasion, elegancë – kërcimi ndërthuret me dashurinë. Pasioni për tangon bashkon dy të rinjtë – Olgën dhe Dhimitrin, protagonistët kryesorë të romanit. Por, a do ta finalizojnë ata dashurinë e tyre?

Një histori që rrotullohet rreth atyre që “duhet” dhe që “do” të bëjë një vajzë e re, historia e Olgës e cila përballet çdo ditë me frikën e saj… Jeta është një ëndërr e bukur që duhet jetuar, ashtu siç dimë, ashtu si na vjen.

 

Çfarë do të ndodhë kur ajo ta shohë dashurinë në sytë e Dhimitrit? Do të guxojë ta ndjekë apo do të qëndrojë si një spektatore e padukshme në jetën e vet?

500 L

Mendimet e mia rëndohen nga dita në ditë. Jam mbyllur në errësirën time. Një “pse” ma plagos fort shpirtin, dhe ajo e mallkuara shpresë se ti do të vish përsëri më mban në këmbë. E, nëse nuk mundesh, jam i sigurt se diku do të takohemi përsëri, që të kërcejmë bashkë një tango. Mos më lër më në errësirë, Olgë!

 

Autori

Voula Stampelou

Titulli

Për një tango

Përktheu

Xhorxhina JANI

Kategoria

Novelë, Romancë

Faqe

70

ISBN

978-99943-0-099-0

Viti i botimit

2020

sq