Përgjithmonë bashkë

AUTORE BESTSELLER E NEW YORK TIMES DHE USA TODAY

Historia e një gruaje që sfidon fuqinë dhe fatin e saj në një botë maskiliste, përmbyllet në mënyrën më intriguese dhe të ndier, duke gjetur dashurinë e vërtetë.

Grejs Hadsoni, e vetmja inxhiniere femër në departament, vazhdon të ndihet e lënduar dhe e traumatizuar nga lidhja e mëparshme. Ajo vendos t’i përkushtohet karrierës dhe profesionit të saj. Por, edhe pse e zhytur në punë, një flirtim i rastësishëm, me një të panjohur, në një nga kafenetë e qytetit, nuk do të ishte keq për të.

Në pak minuta që shikimet e tyre u shkëmbyen, Grejsi arriti ta godiste zemrën e Damian Lokit, investitorit më të ri e të pashëm në qytet. I vendosur për ta çuar përpara projektin e tij dhe për ta shpëtuar kompaninë nga falimentimi, pas tërheqjes së një ndër bashkë-financuesve, Damiani dukej se nuk e kishte mendjen te dashuria. E megjithatë, ai do të çuditet kur të zbulojë se gjatë takimit me bordin e Zyrës së Urbanistikës, një projekt i përbashkët do të kryqëzojë jetën e tij me atë Grejsit.

Fisnikëria dhe sharmi i Damianit ishin vështirë të mos viheshin re, madje edhe për zemrën e lënduar të Grejsit. Por kur përballet me akuza për mitmarrje, e gjithë bota e saj u kthye përmbys. Më keq akoma, diçka më shumë se sa profesioni i saj tanimë ishin në fije të perit.

Mes karrierës së tronditur dhe jetës në rrezik, Grejsi kthen sytë nga Damiani. Por, a do të rrezikojë ajo deri në atë pikë sa ta hedhë edhe dashurinë e saj në zjarr?

 

Me romanin “Përgjithmonë bashkë” mbyllet trilogjia Creek Canyon.

Libri i parë: “Shtegu për tek ti”

Libri i dytë: “Streha e dashurisë”

1200 L

Autori

Catherine Bybee

Faqe

400

ISBN

978-9928-361-26-4

Kategoria

Dashuri, Roman, Romancë

Përktheu

Eni Lasku

Titulli

Përgjithmonë bashkë

Viti i botimit

2022

sq