Shtegu për tek ti

Zjarri ishte vetëm pikënisja e gjithçkaje

Ecejaket e një vajze përmes labirintit të tragjedisë çojnë drejt zbulimit të dashurisë dhe të pasionit, në një roman ku ndërthuret shpresa me mbijetesën, nga autorja bestseller sipas “New York Times”, Catherine Bybee.

Zjarri që shkatërron pothuajse krejt fermën e familjes Sinkler, s’është asgjë më shumë sesa një fatkeqësi tjetër që mbetet t’i shtohet malit të problemeve të saj. Përgjatë dy viteve të fundit, Parker Sinkleri ka mbajtur mbi shpatulla përgjegjësinë e rritjes së motrës dhe të vëllait, pas vdekjes së parakohshme të prindërve. Parkeri, e detyruar të braktisë universitetin, për të vazhduar një punë pa perspektivë, që nuk mjafton as për të shlyer faturat, merret me mirëmbajtjen e pronës së familjes, që nuk e lë të marrë frymë një çast për vete. Tanimë po afrohet dimri dhe moti nuk parashikohet me diell, përtej reve të zeza që i qëndrojnë mbi krye. E fundit për të cilën ka nevojë Parkeri, është një rrëshqitje dheu që të shkatërrojë gjithçka për të cilët është munduar me mish e me shpirt ta ruajë deri atë moment.

Ndërkohë që Kollini dhe Parkeri punojnë së bashku për ta mbajtur të sigurt shtëpinë dhe lagjen e saj, mund të vihen përballë një fatkeqësie tjetër. Ose mund ta kuptojnë se ndonjëherë, rruga për të ndërtuar diçka të re, kalon përmes rrënojave të shkatërrimit.

 

1200 L

Faqe

418

ISBN

978-9928-361-06-6

Kategoria

Dashuri, Roman, Romancë

Përktheu

Eris Rusi

Titulli

Shtegu për tek ti

Viti i botimit

2022

Autori

Catherine Bybee

sq