Autori | Kaira Rouda |
---|---|
Titulli | Shtëpia ime |
Përktheu | Brunilda Sinamati |
Kategoria | Roman, Thriller psikologjik |
Faqe | 392 |
ISBN | 978-9928-361-27-1 |
Viti i botimit | 2022 |
Shtëpia ime
AUTORE BESTSELLER E USA TODAY
RRËMBYES, RITMIK DHE TRAZUES
Një lagje e qetë. Një shtëpi e bukur. Një fillim i ri premtues. Në një rrahje zemre gjithçka mund të ndryshojë në këtë roman që të mban pezull nga autorja bestseller e USA Today, Kaira Rouda.
Xhuli Xhons ka lënë pas martesën e saj mbytëse. Me vajzën adoleshente, Xhesin, vendos t’ia nisë nga e para. Shtëpia e tyre e re në Oceanside është hapi i parë drejt një jete të re. Edhe nëse ajo vjen me të papritura. Pronarët e mëparshëm, një pastor dhe bashkëshortja e tij, kanë lënë pas diçka, më saktë… dikë.
Tom Dini ka një urrejtje therëse për të atin, i cili e quan atë një “çështje të humbur”, si dhe për gruan që është zhvendosur në shtëpinë e familjes së tyre. E vetmja shtëpi që ai ka njohur ndonjëherë. Ai nuk do të largohet kurrë. Xhuli mendon se ai do të largohet brenda tri ditëve, por Tomi ka një plan të përsosur.
Për një nënë beqare dhe vajzën e saj, fillimi i ri është edhe nisja e një makthi. Para se të përfundojë fundjava, dikush do të marrë pikërisht atë që meriton.
1200 L