Martesë me kusht

Libri i dytë i serisë bestseller “Miliarderët e Drimlendit”

“Miliarderët e Drimlendit” – fenomeni i TikTok-ut

Lauren Asher është autorja më e shitur e romancave bashkëkohore në New York Times, USA Today, Sunday Times, Globe and Mail dhe Publishers Weekly.

1400 L

Dekleni

Jam i paracaktuar për t’u bërë drejtori i ri i përgjithshëm i perandorisë medietike të familjes. Problemi i vetëm? Kushti i trashëgimisë i vendosur nga gjyshi im. Përmbushja e dëshirës së tij në prag të vdekjes për t’u martuar dhe për të pasur një trashëgimtar, më dukej e pamundur deri në çastin kur ndihmësja ime u ofrua vullnetare për këtë rol. Martesa jonë mendohej të ishte zgjidhja e përsosur për problemin tim më të madh. Por sa më shumë shtiremi për publikun sikur jemi të dashuruar, aq më i pasigurt ndihem rreth kontratës sonë. Ndjenjat për Irisin nuk kanë qenë asnjëherë pjesë e marrëveshjes. Sidomos sepse thyerja e zemrës së saj është e pashmangshme.

 

Irisi

Plani im për t’u martuar me Deklenin teorikisht dukej i thjeshtë. Të jetonim bashkë. Të organizonim një dasmë. Të kishim një fëmijë. Kishim vendosur rregulla për të parandaluar lindjen e çfarëdolloj problemi. Rregulla të cilat nuk ishin menduar të shkeleshin ndonjëherë, pavarësisht se sa në ngasje më fut Dekleni. Por çfarë do të ndodhë kur marrëdhënia jonë e rreme do të bëhet një me atë të vërtetën? Rënia në dashuri nuk ka qenë asnjëherë një mundësi. Të paktën jo për mua.

Autori

Lauren Asher

Faqe

388

ISBN

9789928361820

Përktheu

Eni Lasku

Kategoria

Dashuri, Roman, Romancë

Viti i botimit

2025

en_US
Scroll to Top