Rreth nesh

Mockup_of_a_half_open_book_standing_on_a_light_background

Rreth Nesh

Shtëpia botuese “Muza” u themelua më 1 korrik 2019. Si një institucion kulturor, ne synojmë t’i shërbejmë shoqërisë nëpërmjet botimeve cilësore, risive në ide, promovimit të kulturës së leximit dhe besimit që ne kemi se libri ka fuqi të jashtëzakonshme për të ndryshuar jetën e njeriut.

Duke përqafuar teknologjitë e reja dhe duke bashkëpunuar me autorët apo përkthyesit në çdo fazë të procesit të botimit – nga redaksia dhe dizajni, nga prodhimi dhe shpërndarja e deri te shitjet dhe marketingu – ne do të jemi gjithnjë sa më pranë shijeve të lexuesve.

Katalogu ynë i botimeve përfshin librat e ilustruar për fëmijë dhe të rinj, tekste shkollore dhe materiale edukative dhe argëtuese, novela e romane për të rritur, vepra poetike, përmbledhje studimore e shkencore, fjalorë e atlase. Për rrjedhojë, Shtëpia Botuese “Muza” iu drejtohet të gjitha llojeve të lexuesve.

31 Mars - 3 Prill 2025

Takohemi së bashku në: World Lounge, Hall 30, Stand A33

BOTIME

ARTISTIKE DHE SHKOLLORE

ÇDO NËNTOR

Takohemi së bashku në: 📌 Pallati i Kongreseve, Kati i Parë

Klodiana Biraku Metani

Klodiana Metani është një botuese me përvojë të gjatë në industrinë e botimit, e specializuar në redaktimin e teksteve artistike dhe shkollore në Shqipëri dhe në trevat shqipfolëse. Me një njohuri të thellë në tregun e botimeve, ajo ka punuar ngushtë me autorë, përkthyes dhe partnerë ndërkombëtarë për të sjellë në shqip libra cilësorë në zhanre të ndryshme.

Me një pasion të madh për letërsinë dhe gjuhën shqipe, Klodiana është e përkushtuar të zbulojë zëra të rinj e premtues në fu sigurojë e të drejtave të rëndësishme të përkthimit dhe shpërndarjen e veprave të mëdha te lexuesit që i meritojnë. Nëpërmjet bashkëpunimeve strategjike dhe një syri të mprehtë editorial, ajo vazhdon të ndikojë në botën e botimeve me çdo libër të ri.

Numër Celulari:

+355 69 379 5409

Email:

birakuklodiana@gmail.com

Irma Dudushi

Irma Dudushi është drejtore ekzekutive dhe bashkëthemeluese e shtëpisë botuese “Muza”. Ajo ka studiuar administrim biznesi dhe më pas ka ndjekur studimet për master në degën financë në Tiranë. Gjithnjë ka pasur një pasion të thellë për librat dhe zhvillimin kulturor të vendit të saj. Për këtë arsye, krahas profesionit të saj si specialiste finance, është angazhuar në projekte të ndryshme kulturore. 

Me një përvojë prej 20 vitesh në fushën e kulturës si botuese, është për të një kënaqësi e veçantë të bashkëpunojë me shtëpi botuese nga e gjithë bota, duke sjellë kultura të ndryshme për lexuesit shqiptarë. Edukimi i brezave të rinj përmes librit është thelbësor në këto kohë sfiduese që po jetojmë.

Numër celulari:

+355 69 409 8179

Email:

muzafinance@gmail.com

Na Kontaktoni

Tiranë, Albania

Telefon

+355 68 200 38 98

email

muzapublishing@gmail.com

adresa

𖡡 Pallati i Kulturës, Kati i Dytë, zyra nr. 46

Mirëpresim sugjerimet tuaja 🙂

en_US
Scroll to Top