Nga drita në dritë

Ky libër nuk është thjesht rrëfim. Është frymë, ndriçim dhe kujtesë. Një kujtesë e heshtur e rrugëtimit të shpirtit nga drita në dritë, nga pafundësia e gjithësisë në tokë dhe sërish drejt shtëpisë hyjnore. Fjalët që do të lexoni janë fryt i përjetimeve të mia shpirtërore, që nga dita kur erdha në këtë botë, në trupin fizik, e deri te zgjerimi i vetëdijes sime në njohjen e mëtejshme të qenies sime.

600 L

Nëse po lexon këto fjalë

dije se kjo nuk është një rastësi

shpirti yt ka kërkuar, dhe universi ka dëgjuar

fjalët që po lexon, janë një pasqyrë e dritës tënde.

 

Unë nuk jam më shumë se ti,

unë jam ti, në një formë tjetër.

Dhe ti je unë, në një përvojë tjetër

të dy jemi shpirtra që kemi zgjedhur të vijmë në tokë

për të mësuar, për të kujtuar, për të dashur.

Autori

Xhoni Jashari

Faqe

60

ISBN

9789928361929

Kategoria

Psikologji

Titulli

Nga drita në dritë

Viti i botimit

2025

en_US
Scroll to Top