Nga autorja bestseller e “Nuk përfundon kështu” vjen një roman thellësisht prekës i dy historive të pambaruara dashurie dhe muzikës e teksteve që bëjnë sërish bashkë protagonistët e tyre.
Gazetarja Sesilia Xhejms është e pasionuar pas këngëve të dashurisë. Kur ajo gjen një të dhënë mbi identitetin e muzës së një prej personazheve më të famshme të muzikës rrok, Sesilia i kushtohet zbulimit të së vërtetës, edhe pse marrëdhënia e saj personale po shkatërrohet.
Ndërsa shkruante një artikull për revistën muzikore “Rolling Stone”, Sesilia hulumton më tej për të zbuluar misterin që ka intriguar fansat dhe zbulon një përrallë klasike të dy shpirtrave binjakë të ndarë nga fati dhe rrethanat. Ylli i rrokut Edi Vi, kishte kënduar dikur me shpirt, duke i kushtuar këngë dashurie Sara Fridmanit, muzës dhe dashurisë së tij të parë. Prej vitesh, Edi është “arratisur” pa lënë gjurmë, duke u përpjekur ta lërë pas të shkuarën. Sara, gjithashtu, është tërhequr nga dashuria e tyre, duke jetuar mijëra kilometra larg tij atë model jete kundër të cilit dikur ishte rebeluar. Ndërsa Edi dhe Sara, secili më vete, i rrëfehen Sesilias për ëndrrat e thyera, ajo bën të gjitha përpjekjet për t’u dhënë të dyve fundin e lumtur të përrallës së tyre. Gjatë këtij rrugëtimi, ajo mëson se zemrat e thyera mund të shërohen, madje edhe e saja.