Rënia e Republikës

Në këtë udhëtim, unë jam vetëm rrëfimtari – jo prijësi. Jam thjesht një zë në mjegullën e harresës. Por nëse ky zë arrin tek ti, nëse arrin të trazojë një çast kujtese, atëherë mbase ia vlejti të shkruhej. Sepse për çdo zë që dëgjohet, një gur i vogël vendoset përsëri në themelet e asaj që po shembet.

Kjo është Rënia e Republikës. Dhe ti je dëshmitari i këtij procesi. Mos u largo pa e ndier peshën e këtyre fjalëve. Sepse nesër, kur të na kërkojnë llogari për atë që humbi, të mos thuash: “Nuk e dija.”

Ti e dije. Ti e lexove. Ti ishe aty.

Dhe që nga ky çast, edhe heshtja është zgjedhje.

Në këtë Republikë kronikash historiko-narrative – që është e rrëzuar, e plagosur, por jo e vdekur; që është e rrënuar, por e lavdishme në kujtim – çdo lexues bëhet vetë pjesë e narracionit të historisë.

Çdo mendim që formon, çdo ndjesi që zgjohet, është një akt i vogël qytetar. Dhe në këtë mënyrë, mbase, bashkërisht, mund të rikthejmë një kuptim më të thellë për atë që do të thotë të jesh pjesë e një republike: jo thjesht në emër, por në shpirt. Le të jetë, pra, ky libër, jo një gur në themelin e ndonjë të vërtete absolute, por një pasqyrë që të ndihmon të shohësh më qartë.

Dhe nëse pas leximit, ti, o lexues i nderuar, ngre sytë dhe pyet veten “Kush jemi ne, kur bie një Republikë?”, atëherë ky mund të jetë fruti më i vyer që mund të lindë nga imagjinata: jo për të harruar historinë, por për ta kuptuar më thellë.

2500 L

Ditën kur Cezari u godit me thikë në vetëzemrën e Senatit, shumë menduan se liria më në fund do të ngrihej si dielli mbi Capitol. Por nuk ishte mëngjes ajo ditë, ishte mu errësirë. Sepse ndonëse tirani ra, Republika nuk u çlirua, por u trondit në themele. A thua se ajo ishte mbajtur më shumë nga frika ndaj një njeriu, sesa nga dashuria ndaj vetvetes!

Autori

Erarbër Alfred Madhi

Faqe

558

ISBN

9789928859044

Kategoria

Studim

Viti i botimit

2025

en_US
Scroll to Top