Një zgjedhje e rëndësishme

Aventurat, sfidat dhe ëndrrat e tetë adoleshentëve me një pasion të madh: futbollin!

 

TOMI E KA VENDOSUR: DO T’I BRAKTISË MIQTË E TIJ KOKARET, PËR TË LUAJTUR me Interin. Tanimë e pret një kampionat i vërtetë ndërkrahinor, me shokë skuadre të talentuar dhe me kundërshtarë që nuk bëjnë shaka… Megjithatë, në fillim, së bashku me shokët e tij të vjetër, do t’i duhet të përballet me një ndeshje të fundit, vërtet mbresëlënëse: të rinjtë kundër prindërve, apo më mirë të themi… Kokaret kundër Qeposhave!

700 L

KUSH ËSHTË LUIGI GARLANDO?

Midis shumë gjërave që e tërbonin mamanë time kur isha i vogël, ishin dy në veçanti: llambadari i sallonit i thyer dhe nënkresat e ndotura me bojë. Mjaftonte që të më linin vetëm në shtëpi me tim vëlla, Ferruccio-n, dhe salloni i ngrënies bëhej një fushë e shkëlqyer futbolli. E keqja është se në sallon kishim një llambadar të padurueshëm kristali, të bukur por shumë delikat, një farë kokë me shumë vëthë qelqi: në goditjen më të lehtë me top humbiste pjesë.

Pasi u bëra pak më i madh, zbulova argëtimin e të shkruarit. Meqë tani nuk kisha më moshë të kërkoja të më tregonin përralla, në mbrëmje, para se të flija, ia tregoja vetë vetes, apo më mirë, sajoja histori dhe i shkruaja në një fletore me kutia. E keqja, në këtë rast, është se shpesh gjumi vinte para se të arrija ta lija fletoren dhe t’i vija kapakun stilolapsit që ashtu, duke u rrokullisur në shtrat gjatë gjithë natës, njolloste nënkresë dhe çarçafë.

Domethënë, mua futbolli dhe të shkruarit më kanë pëlqyer gjithnjë, në fakt sot jam një gazetar sportiv. Shkruaj në Gazzetta dello Sport, atë gazetën e trëndafiltë që botohet në Milano, qytetin ku kam lindur dhe jam rritur.

Por para se të bëhesha gazetar, punova për disa vjet si mësues italishteje. Atëherë u vija nota nxënësve, tani u vë futbollistëve. Ndryshimi është se kur një djalë i vogël merrte një 4 në një hartim nuk më telefononte për të protestuar, ndërsa kur i vë 4 në gazetë një qendërsulmuesi, shpesh më bie zilja e celularit…

Nuk jam i shpejtë si Bekani apo Zhoaoja, nuk kam shpirtin luftarak të Sarës dhe Larës, nuk kam fuqinë e Gjilpërës me kokë dhe as gjatësinë e Çiro-Çirafës, nuk kam këmbët e mira të Tomit dhe as pasimin e saktë të Dantes, por megjithatë luaj me top… Të paktën një herë në javë, me shokët e mi të punës. Dhe siç shpjegon Gaston Shampinjoni: unë nuk humbas kurrë, sepse argëtohem gjithnjë! Me modesti, kam njëfarë klasi, siç mund ta shihni në fotografinë këtu sipër…

Autori

Luigi Garlando

Faqe

162

ISBN

9789928361837

Kategoria

Aventurë, Letërsi për fëmijë

Përktheu

Elvi Proko

Titulli

Një zgjedhje e rëndësishme

Viti i botimit

2025

en_US
Scroll to Top