Özlem Dilber bën ilustrime për fëmijë dhe shkruan libra për ta. Përveç kësaj, ajo drejton një fondacion edukimi. Është e martuar dhe nëna e Defnes. Ajo beson fort se të vegjlit mund ta ndryshojnë botën po aq sa të rriturit.
Gökçe Yavaş Önal ka përfunduar studimet në degën e pikturës. Jeton në Stamboll. Ditët i kalon duke ilustruar revista dhe libra për fëmijë në shtëpi. Kur mërzitet, përkëdhel macen, ujit bimët, iu ndërron vendin gjërave dhe hedh ndonjë vështrim nga dritarja. Pastaj vazhdon aty ku kishte mbetur, duke vizatuar.
