Ky libër është futur në listën e Titujve Klasikë të @usborne_books , shtëpia më e madhe botuese në Mbretërinë e Bashkuar për librat për fëmijë.
Vera e fluturave
Fitues i çmimit “The Oxfordshire Book Awards” 2013
Në një verë të mbushur me sekrete, e vetmja gjë që Beki di është se gjithçka mund të ndryshojë në rrahjen e krahëve të një fluture…
Kur Beki gjen një foto të vjetër nën shtratin e mamasë së saj, kupton se gjithçka që e rrethonte ishte një gënjeshtër e madhe. I vetmi vend ku gjen qetësi është Kopshti i fluturave, me shoqen e saj të re Roza Mei. Por me karakterin e papërmbajtshëm dhe humorin e paparashikueshëm, mos vallë mikja e saj po i fsheh diçka? Në atë verë të nxehtë gjithë diell, duket se Beki është e vetmja që qëndron në errësirë.
Hipnotizues dhe misterioz, nuk mund ta lëshosh nga dora. Një rrëfim rreth miqësisë së fortë dhe zbulimeve të rrezikshme.
800 L
| Autori | Anne-Marie Conway |
|---|---|
| Titulli | Vera e fluturave |
| Përktheu | Tea Metani |
| Kategoria | Aventurë, Letërsi për fëmijë, Roman |
| Faqe | 230 |
| ISBN | 978-9928-4572-5-7 |
| Viti i botimit | 2020 |
