Ani, heroina e serisë sonë, do të guxojë sërish. Këtë herë misioni i saj është edhe më fisnik. Vajza çapkëne do të bëhet shembull në shkollën e saj dhe jo vetëm që nuk do ta humbë shoqërinë, por tashmë nxënëset e tjera do të dëshirojnë ta kenë sa më pranë vetes.
Ani – shoqja e derrkucit shtëpiak në tapetin e kuq
Nëse të bësh bamirësi do të ishte e lehtë, atëherë do ta bënin të gjithë.
Në librin e dytë të serisë, Ani frymëzohet për të bërë diçka të mirë. Gjatë orës së mësimit, ata shohin në një video se si një uragan i fuqishëm godet Brazilin. Ani vëren një vajzë që mban veshur një bluzë fiks si të sajën. Diçka i shkoi nëpër mend vrikthi.
Së bashku me shoqen e saj, Rian, Ani fillon të mendojë për realizimin e një filmi që do të shfaqet në sallën e bibliotekës së shkollës. Paratë e mbledhura do të përdoren për bamirësi në Brazil. Por gjërat nuk ecin sipas planit.
Edhe mami i Anit është në gjendje të vështirë. Ajo duket se e ka kuptuar se nuk mund të fitojë para nëpërmjet blogut të saj, dhe nuk di se çfarë të bëjë tjetër në jetë. Nëse ka diçka që Anit nuk i mungon, janë idetë!
Në këtë libër të dytë, Ani mëson se të bësh mirë është çuditërisht e lehtë, por edhe… e vështirë. Në fund të fundit, çelësi mund të jetë puna në grup.
1000 L
Autori | Kaisa Paasto |
---|---|
Titulli | Ani – shoqja e derrkucit shtëpiak në tapetin e kuq |
Përktheu | Ilir PUSTINA |
Kategoria | Aventurë, Letërsi për fëmijë |
Faqe | 124 |
ISBN | 978-9928-361-15-8 |
Viti i botimit | 2022 |