Ani shkon në klasë të katërt. Është vajzë me imagjinatë, energjike, dhe e këndshme – në të vërtetë, e tillë është në shtëpi. Për fat të keq, Ani e Shkollës është shumë më pak e gëzueshme. Kur gjendet në oborrin e shkollës, e vetme, pa një shoqe, i mbetet vetëm një mundësi: të bëhet më e shoqërueshme. A mund të ndodhë që Ani të lidhë miqësi edhe me një derrkuc shtëpiak kokëfortë?
“Ani – shoqja e derrkucit shtëpiak”, është një histori me ngjyra dhe me njerëz të pazakontë.