Ky libër gërsheton historitë e suksesit të secilit prej djemve me mënyrën sesi grupi u bashkua dhe dokumenton arritjen e mahnitshme të famës së tyre në Azinë Juglindore, dhe më pas në mbarë botën.
BTS, ikona të k-popit
JU NJOHIM ME BTS, MBRETËRIT E K-POPIT, NË BIOGRAFINË E PARË JOZYRTARE TË GRUPIT MUZIKOR QË KA PUSHTUAR BOTËN!
Shtatë djem të pashëm – Jin, Suga, J-Hope, RM, Jimin, V dhe Jungkook – të cilët mund të kërcejnë dhe të këndojnë, zotërojnë top listat muzikore globale. Mund të pyesni: e çfarë ka të re këtu? Gjithçka! BTS, të cilët u bënë të famshëm në vendlindje, në Korenë e Jugut, në vitin 2013 dhe që këndojnë pothuajse tërësisht në gjuhën koreane, tani kanë bërë bujë në ShBA, Britaninë e Madhe, Australi dhe pjesën tjetër të botës. K-pop është një fenomen në rritje në Perëndim. Me pamjen e tyre të bukur e natyrale, me koreografi të mrekullueshme dhe lëvizje kërcimi të përsosura, një përzierje tërheqëse e popit, hip hopit të butë dhe RnB, BTS nuk dinë të ndalin.
1000 L
| Autori | Adrian Besley |
|---|---|
| Faqe | 230 |
| ISBN | 978-9928-4642-9-3 |
| Kategoria | Biografi |
| Përktheu | Tea Metani, Xhorxhina JANI |
| Viti i botimit | 2021 |
| Titulli | BTS, ikona të k-popit |
