Fuqia e zemrës

ËSHTË KOHA TË ZBULOSH FUQINË E ZEMRËS SATE

Që nga fillimi i historisë, mjeshtërit e mëdhenj të traditave shpirtërore botërore e kanë përshkruar zemrën si një burim mirëkuptimi dhe fuqie të vërtetë. Tani, në librin “Fuqia e zemrës”, me ndihmën e liderëve shpirtërorë më të rëndësishëm të aktualitetit, do të zbulosh si të lidhesh me potencialin tënd maksimal.

A po jeton jetën për të cilën je i paracaktuar?

A po i ndjek ëndrrat e tua dhe po e realizon potencialin e jetës sate?

1200 L

Në këtë udhërrëfyes të bukur shpirtëror do të bashkohesh me grupin e pashoq të tetëmbëdhjetë mendimtarëve shpirtërorë, shkrimtarëve dhe shkencëtarëve më të mëdhenj të botës, të cilët tregojnë se si mund ta zbulosh dhe ta realizosh potencialin tënd maksimal.

Kur ishte një avokat i ri, autori Baptist de Pape ndihej i paralizuar nga ankthi, derisa pati një përvojë të jashtëzakonshme që e çoi të hulumtonte fuqinë e pabesueshme të zemrës dhe se si mund të na udhëheqë drejt jetës që jemi të paracaktuar të jetojmë. Në një kërkim që e çoi nëpër të gjithë botën, Baptist de Pape intervistoi tetëmbëdhjetë ikona, përfshirë Paulo Coelho-n, Isabel Allende-n, Deepak Chopra-n, Maya Angelou-n, Jane Goodall-in, Eckhart Tolle-n dhe Gary Zukav-in. Nëpërmjet historive të tyre personale dhe njohurive të thella, këta liderë të mendimit bashkëkrijuan me autorin një udhërrëfyes për t’iu qasur dashurisë së pashtershme dhe mençurisë së zemrës; dhe krijimit të fuqisë sate autentike.

Zemra është më shumë sesa një organ fizik. Zotëron një zgjuarsi që ia kalon asaj të mendjes. Në këto faqe, do të mësosh ta përdorësh mençurinë e zemrës për t’i shndërruar pikëpamjet e tua rreth parasë dhe suksesit, shëndetit dhe lumturisë, marrëdhënieve dhe komunitetit. Një sërë ushtrimesh mendore dhe vëzhgimesh të udhëheqin të aktivizosh fuqitë e veçanta të zemrës sate si intuitën, qëllimin, mirënjohjen, faljen dhe mirësinë.

Këto mësime të paharrueshme të mjeshtërve të mëdhenj të botës do të të frymëzojnë të gjesh, të dëgjosh zërin tënd të brendshëm, t’i gjesh kuptim asaj që ndodh dhe të realizosh qëllim tënd më të madh në jetë.

BAPTIST DE PAPE është një avokat i shndërruar në autor dhe kineast që ka udhëtuar nëpër të gjithë botën për të intervistuar mjeshtërit më të mëdhenj të botës në filmin dhe në librin “Fuqia e zemrës”.

 

 

Autori

Baptiste de Pape

Faqe

234

ISBN

978-9928-361-24-0

Kategoria

Motivues

Përktheu

Adrian Beshaj

Viti i botimit

2022

sq