“Prekja e së keqes” është libri i dytë i trilogjisë së autorit Max Seeck.
Prekja e së keqes
Të gjithë mendonin se Xhejr Vesterlundi, diplomat finlandez, kishte vdekur prej kohësh. E përkundrazi, është një i arratisur dhe ia ka mbathur nga Kroacia – vendi i fundit ku është parë i gjallë – falë një pasaporte suedeze false. Pas vetes ka lënë një trup me kokë të prerë dhe pak shenja që të çojnë në Stokholm. Agjentja e Interpolit, Anikë Lehtoja, ka ndër mend ta zgjidhë çështjen dhe t’i shkojë deri në fund. Për këtë arsye kërkon të kthehet në shërbim pas muajve të gjatë të sëmundjes që e kanë mbajtur larg hetimeve. Bashkë me Anikën, edhe Daniel Kuisma vihet në gjurmët e Vesterlundit.
Por mbi kokën e Danielit qëndron pezull një akuzë për krime lufte që u takojnë ngjarjeve të errëta të së shkuarës, që duhen sqaruar ende të gjitha. Fillon kështu ndjekja e njeriut përmes kufijve ndërkombëtarë nga Norvegjia e largët në San Francisko, derisa mbërrin në Hagë. Por sa më shumë i afrohen presë Anika dhe Danieli, aq më shumë kuptojnë natyrën e vërtetë të Vesterlundit. Dhe fillojnë ta shohin qartë përbindëshin që jeton brenda tij.
1200 L
Autori | Max Seeck |
---|---|
Faqe | 392 |
ISBN | 978-9928-361-00-4 |
Kategoria | Roman |
Përktheu | Adrian Beshaj |