Rrjeti i djallit

Në këtë roman thriller, hetuesja Xhesika Niemi është në garë me kohën për të gjetur lidhjen mes një trupi me shenja të çuditshme që ka dalë në bregdetin e akullt të Finlandës dhe dy zhdukjeve enigmatike.

Kanë kaluar gjashtë muaj nga përplasja e Xhesikës dhe sektit misterioz të shtriganëve vrasës dhe vdekja e mentorit të saj. Makthet e saj mbi të ëmën dhe magjinë që e shkatërroi atëjanë bërë më të forta, por ajo përpiqet shumë të qëndrojë e përqendruar. Skuadra e saj tashmëështë nën drejtimin  e shefes së re dhe ka në hetim një rast vrasjesh dhe zhdukjesh në seri. Nëbrigjet e akullta të një plazhi është gjetur kufoma e një vajze të re dhe në të njëjtën kohë janë zhdukur edhe dy influencues të famshëmInstagramit.

1200 L

Influencuesit e zhdukur dhe vajza e vrarë kanë lidhje me një kult djallëzor. Gjatë hetimit, Xhesika ndesh një foto të mistershme të një fari në një ishull të vetmuar me një poezi të frikshme nën të, që jep hollësi mbi një vrasje. Makthet me të ëmën bëhen befas shumë të vërteta, duke e shtyrë Xhesikën të mendojë se mos vajza e vdekur po përpiqet t’i tregojë diçka për vrasjet. Dhe teksa nxiton për të zgjidhur çështjen e saj të fundit në polici, e shkuara e tmerrshme kthehet me ulërimë dhe kërcënon ta shkatërrojë.

Autori

Max Seeck

Viti i botimit

2022

Kategoria

Roman, Thriller psikologjik

sq
Scroll to Top