“Edhe pse mund të përfaqësojë të kundërtën e vlerave familjare, duket se Rouda synon qëllimshëm ta paraqesë atë nën një dritë jomëkatare” – KIRKUS REVIEWS
Një burrë që ruan sekrete. Një grua që nuk njeh limite. Një roman tërheqës mbi martesën, privilegjet dhe gënjeshtrat, nga Kaira Rouda, autorja më e shitur e USA Today.
Xhodi Asher kishte një plan. Bashkëshorti i saj karizmatik, Martini, do të bëhej ikonë politike. Ajo, bashkëshortja sharmante, do të stimulonte suksesin e tij. Për pesëmbëdhjetë mandate në Kongres ata ishin “Çifti i Artë” i Kodrës. Jeta ishte e bukur. Deri kur ai… nuk ishte më.
Marrëdhënia sekrete e Martinit me një punonjëse të stafit nuk e shqetëson Xhodin në nivelin personal. Po në atë profesional?! Kjo marrëdhënie shkatërron gjithë atë çfarë është ngritur përgjatë viteve.
Shumë shpejt një gazetar arrin të marrë një sinjalizim për këtë “aferë sentimentale” që po ndodhte dhe Martini, me natyrën e tij të shkujdesur, rrezikon të shkatërrojë gjithçka që Xhodi ka arritur te ngrejë në këmbë.
Vdekja e papritur e Martinit, është një rast i mirë për të ndryshuar rrjedhën e ngjarjeve, por gazetari nuk heq dorë nga ndjekja e lajmit. Ndryshimi i balancës së pushtetit në shtëpinë e Asherve dhe në Kodër, është për Xhodin çasti i duhur për të marrë kontrollin. Dhe, nuk ka asgjë që vejusha e pamëshirshme nuk do ta bënte për të siguruar të ardhmen që mendon se i përket.
Edhe pse, ajo vetë ka një sekret të sajin.