Ylli i kaltër

Njeriu nuk ka nevojë vetëm të studiojë, por edhe të mendojë, të ëndërrojë, të luajë dhe të ushqejë dashuri për të tjerët. Nga tani e tutje, do t’i kthejmë këto qytete të zymta, në botë të lumtura! Shpresoj të më ndihmoni që ta realizoj këtë gjë!

Në një të ardhme të largët, njerëzit kanë hequr dorë nga imagjinata, nga lojërat, nga dashuria për të tjerët. Bota është bërë e zymtë. Që të gjithë flenë. Në gjumë iu binden urdhrave të Shefit të Madh. Askush nuk mund t’u shmanget kurrë urdhrave të tij, askush, me përjashtim të U3. Ai është thjesht një fëmijë, por ndryshon nga të tjerët.

Ja pse ditën e misionit të tij të parë në hapësirë, U3 ndjek dritën e një planeti që i duket si një Yll i Kaltër. Këtu njihet me Laurën, një vogëlushe që jeton në një bibliotekë të ndërtuar me kulla shumë të larta, shumëngjyrëshe, plot histori, magjike.

Më pas U3 zgjohet nga gjumi.

Të rriturit i thonë që nuk ekziston asgjë nga ato që ka parë në ëndërr. Nuk ekziston Ylli i Kaltër, nuk ekziston Laura, nuk ekziston as biblioteka me librat fluturues. Por U3 është ndryshe nga të tjerët. Atij nuk i mjafton që të bindet. Dhe tani që iu hapën sytë, është gati për një aventurë të re.

Nga dora e Mario Lodit, një prej shkrimtarëve themelues të letërsisë italiane për fëmijë, iu sjellim këtë roman poetik, një alegori rreth botës e të qenit symbyllur. Një libër klasik, i vlefshëm në çdo kohë.

600 L

Autori

Mario Lodi

Titulli

Ylli i kaltër

Përktheu

Eris Rusi

Kategoria

Letërsi për fëmijë

Faqe

120

ISBN

978-9928-361-13-4

Viti i botimit

2022

sq