Përflakje ere

Vëllimi poetik ndahet në dy cikle, prej të cilit i pari përbëhet nga një gjuhë më e thjeshtë, më e drejtpërdrejtë leksikore, e pasur me figura stilistike, që vjen më tepër si reflektim i vëzhgimeve me ndjesi të zjarrta të kohës.

 Cikli i dytë është ai që unë e them me plot gojën, stili që kam gjetur e përqafuar veten, frymëzuar nga poezia moderne, me një gjuhë të thellë e lakonike, me paradokse, me strukturë të lirë vargu, dhe me një leksik më specifik. Këtu bashkohen të dyja, fillimisht të qenit një vëzhgues i mirë, e më pas një sentimental i mirë. 

Cikli i parë u dedikohet dashamirësve të rimës; i dyti dashamirësve të alegorikes.

Vëllimi poetik ngrihet si një grafik me tendenca rritjeje, gjë për të cilën, ti si lexues, je më tepër se i mirëpritur për të dhënë verdiktin e fundit.

 

800 L

Një pedant i rraskapitur që kish rrojtur 1 trilion minuta jetë me një ndjesi fare të pakuptueshme, një mëngjes shiu, pa se bota si çdo ditë, ecte nën ritmin e vet. U plogështua dhe një ndjenjë mërzitie i pushtoi laringun, e megjithatë si përherë, e kapërceu pa bërë ndonjë zhurmë a ndonjë ankesë të madhe. Sot vendosi të arratisej diku – të paktën kaq gjë e dinte – ku e gjithë bota do të ishte e tij; çdo lëvizje të saj të kotë do ta kishte nën vëzhgim. Si i pavëmendshëm – në sy të njerëzisë – që njihej, për një çast humbi në mendime dhe, si shirit i një filmi të vjetër kaseta e tij e jetës i kalonte para syve, herë shumë shpejt, e herë të tjera në ekranin e mendjes filmi ngecte dhe dvd-a e vjetruar e kafshonte pa mëshirë shiritin ngjyrë kafe. I përbuzi të gjitha këto dhe thuajse pa mëshirë përbuzi dhe veten, qenien e tij.

Titulli

Përflakje ere

Autori

Sanja Hoxhallari

Faqe

196

ISBN

9789928859082

Kategoria

Poezi

Viti i botimit

2025

sq
Scroll to Top